Mëngjesin e kësaj të shtune një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” pranë doganës së Morinit.
Dyshohet se janë përplasur 7 makina me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë lënë të plagosur 7 persona, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Sipas burimeve raportohet se shtatë të lënduar janë dërguar menjëherë me autoambulanca për marrjen e ndihmës mjekësore në spitalin rajonal të Prizrenit, ku fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.









