-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Avokatët mbrojnë dhe kriminelët’/ Rama për La Repubblica: Agaçi viktimë e këtij sulmi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për La Repubblica, ka folur në lidhje me investigimin e RA3 për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, ku Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engëll Agaçi shfaqet si personazh kyç i hartimit të marrëveshjes dhe që njihet në Itali si avokat i narkotrafikantëve shqiptarë.

Sipas Ramës ai nuk e ka telefonuar median për t’u ankuar por për për të ‘ekspozuar diçka shumë të rëndë, fakti që i është thënë publikut se është kërkuar, më shumë se njëherë versioni i viktimës së këtij sulmi balte që është Agaçi’.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se Agaçi nuk duhet trajtuar si avokat i narkotrafikantëve sepse avokatët penalistë mbrojë dhe kriminelë.

“Fakti është se mora në telefon jo për t’u ankuar. Ka shumë për t’u ankuar për këtë emision, por kërkova ti flas për të ekspozuar diçka shumë të rëndë, fakti që i është thënë publikut se është kërkuar, më shumë se njëherë versioni i viktimës së këtij sulmi balte që është Agaci. Ky version nuk mbërriti kurrë. Të nesërmen u shfaq për të rikonfirmuar të njëjtën gjë dhe për të shfaqur zemërim.

E vërteta është krejt ndryshe. Jo vetëm që gazetari ka gënjyer hapur dhe në mënyrë flagrante duke thënë se nuk ka marrë përgjigje, i ka marrë dhe nuk i ka përdorur  përgjigjet e Agacit. Jetojmë në një botë ku varianti i tjetrit nuk më një rregull që duhet zbatuar. Gënjeu tha se nuk kishte marrë përgjigje. I kanë shkuar me shkrim. Kjo është shumë e rëndë.

Çfarë do të thotë kjo histori, për të vënë në sy të publikut për dikë që ka bërë avokatin penalist Agacin, pasi ka mbërritur në Itali për të ndjekur ëndrrat e veta, me rezulton se avokatët penalist mbrojnë persona që janë dhe kriminelë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit