-sidi education-spot_img
21.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA në Tiranë: Sot festojmë 250 vjet histori dhe liri!

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes faqes së saj zyrtare ka reaguar me rastin e 250 vjetorit të Ditës së Pavarësisë në SHBA.

Në postimin e saj SHBA në Tiranë shkruan se me këtë 4 korrik festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara.

Mesazhet e urimit ndaj kësaj dite të veçantë për SHBA, nuk kanë munguar as edhe nga politika shqiptare, ku Presidenti dhe Kryeministri në postimet e tyre zyrtare përcjellën masazhet më të forta, duke vënë në pah miqësinë dhe marrëdhëniet e ngushta strategjike mes dy vendeve.

Ndërkohë sot Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalimit të mbajtur u bërë thirrje amerikanëve të mos harrojnë historinë dhe të mbrojnë liritë e tyre, ndërsa shtoi se Amerika kurrë nuk do të përfundojë në komunizëm dhe se ai mund të bëjë gjithçka.

Trump në 250 vjetorin e pavarësisë: Mbroni liritë! SHBA s’do bëhet kurrë komuniste!

Begaj dhe Rama përcjellin mesazhe urimi për Pavarësinë e SHBA!

Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë

Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit