Senati i SHBA-së ka miratuar një projektligj i cili mund të ndalojë përdorimin e TikTok-ut në Amerikë.
Pronarit të TikTok, Byte Dance i jepet 9 muaj afat për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA.
Ky projektligj do i dorëzohet presidentit amerikan Joe Biden i cili është shprehur se do ta nënshkruajnë këtë projektligj sapo të arrijë në tryezën e tij.
ByteDance i ka thënë BBC-së se nuk kishte një përgjigje të menjëhershme për këtë veprim. Më parë firma tha se do të kundërshtonte çdo përpjekje për ta detyruar atë të shesë TikTok.
Shumë zyrtarë të qeverisë amerikane shqetësohen se qeveria e Kinës mund ta detyrojë TikTok të dorëzojë të dhëna nga telefonat inteligjentë të amerikanëve ose të manipulojë videot që njerëzit shohin në TikTok në drejtim të preferencave të Partisë Komuniste Kineze.