-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati ndaj policit në Shkodër, autorët përdorën targa të bllokuara që në 2010-tën

Kryesoret

Teksa kanë kaluar 1 muaj nga sulmi me armë zjarri ndaj punonjësit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika policia e Shkodrës ende nuk ka arritur në identifikimin e personave që kryen sulmin.

Targat e mjetit të përdorura në krim rezultojnë të jenë që prej viti 2010 të bllokuara nga drejtoria vendore e policisë Shkodër, raporton OraNews.

Po të njëjta burime sqarojnë se targat e kësaj makine fillimisht ka qënë në dvp Shkodër e më pas janë dërguar në një pikë grumbullimi në zonën e Fermentimit në Shkodër.

Subjekti në fjalë ruhet nga punonjës privat për të cilën janë bërë pjese e hetimit.

4 autorët nuk kanë qënë profesionist për shkak se njeri prej tyre është plagosur gjatë sulmit më armë zjarri ndaj policit.

Mënyra se si është plagosur mbetet e paqarte por policia dyshon se njeri prej armeve të përdorura ka bërë rikoshe.

Sulmi me arme dyshohet se lidhet me punën e tij si punonjës policie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit