Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paraqitur një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në lidhje me investigimin e televizionit italian ‘RAI3’.
Në kërkesë thuhet se ‘në datë 22 Prill 2024, emisioni investigativ ‘Report’ në televizionin publik italian ‘RAI 3’ ka publikuar lidhje të forta të krimit të organizuar me qeverinë e Edi Ramës.’
“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama” – thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Rama i ‘lutet’ RAI3: Po pres të më telefononi LIVE për pjesën e dytë të dokumentarit