-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesionet e lira, vijojnë ankesat, kërkohet rishikimi i këstit të tatimit

Kryesoret

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%.

“Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam kërkuar rishikimin e këstit të parapagimit, me qëllim përfshirjen e shpenzimeve të zbritshme në masën 30%. Nga 95,000 lekë në muaj kësti rezulton të shkojë 66,500.

Pra kam kërkuar të më njihen shpenzimet apriori për 2024, pasi nuk isha në dijeni të llogaritjeve të shpenzimeve me kontabilitet për parapagimin e tatimit për 2024. Shpenzimet e deklaruara për 2023 kanë qenë të ulëta”, pohoi një nga psikologet që ka dërguar ankesën pranë drejtorisë rajonale në Fier.

Edhe nga kontabilistët pohohet se tashmë janë të shumta ankesat e dërguara nga bizneset për rishikim të kësteve të parapagimit, pasi rezultojnë më të larta nga sa ishte parashikuar në ligj.

“Janë të shumta ankesat e bizneseve për tatimet. Kryefjala e tyre mbetet rishikimi i kësteve, pasi nga të gjithë pritej tjetër këst tjetër që ishte llogaritur më parë, më e ulët se ajo e llogaritur nga tatimet”, veçon një nga kontabilistët mbajtës i bilanceve të disa bizneseve.

Më 11 prill, administrata tatimore iu dërgoi bizneseve të profesioneve të lira njoftim vlerësimet me llogaritjen e 9 kësteve të parapagimit të tatimit. Bizneset njëzëri pohuan se detyrimi i këstit të parapagimit që varionte nga 500, 1000, deri 1,200 euro ishte i papërballueshëm. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit