-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët/ Deputeti italian thërret Melonin: Jep shpjegime për narkoshtetin shqiptar

Kryesoret

Emisioni investigativ ‘Report’ në televizionin publik italian ‘RAI3’, prej ditësh tashmë ka kthyer në qendër të vëmendjes marrëveshjen Rama-Meloni, për emigrantët afrikanë që do të mbahen në Shqipëri.

Një investigim i cili në atë që paraqiti hodhi dritë mbi shumë prapaskena, duke quajtur shumë persona që kanë rol kyç në këtë marrëveshje, si individë që kanë lidhje me mafian.

Nëse reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili bëri një telefonatë më RAI3, ka marrë shumë kritika, kryeministria italiane nga ana tjetër ende nuk ka dhënë asnjë reagim.

Deputeti italian Filiberto Zaratti nga Partia e Gjelbërt ka kërkuar ditën e sotme një interperlancë me kryeministren italiane Giorgia Meloni për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Në kërkesë theksohet se Meloni duhet të përgjigjet në Parlamentin italian, për marrëveshjen që ajo ka bërë me ‘narkoshtetin shqiptar’.

Ndërkohë që në kërkesën e interperlancës thuhet se në krahasim me 650 milionë euro buxhetuar fillimisht për 5 vjet, shpenzimi i përgjithshëm mund të tejkalojë pragun e 1 miliard euro. Ndërsa për këto buxhete ka theksuar faktin se si do të ndalojë Italia që kartelet mafioze shqiptare të mos përfitojnë dhe vjedhin para nga kjo marrëveshje.

Po ashtu deputeti Zaratti ka shtuar se sipas gjetjeve të emisionit investigativ Report, Shqipëria konsiderohet si narkoshtet, pasi kartelet mafioze kanë lidhje të drejtëpërdrejta në aktivitetet e Qeverisë shqiptare.

“Report” gjeti disa përgjigje të papritura dhe shqetësuese në Shqipëri, të përcaktuara nga shumë vëzhguesit ndërkombëtarë një «Narkoshtet» për shkak të ndikimit të fortë të karteleve mafioze shqiptare për aktivitetet e Qeverisë që sigurisht do të përfitojnë nga kjo marrëveshje” thuhet në kërkesë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit