-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jozefina Topalli: Nga skema 5D tek RAI3, tani historia e burrit të ministres, vetëm skandale!

Kryesoret

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qenë e pranishme në takimin me demokratët në Lezhë në kuadër të turit të bashkimit të PD-së.

Topalli u shpreh se ‘ajo që ne dëgjuam në Rai3, nuk është asgjë e re për ne por është tronditëse për këdo që dëgjon një emision si ai që fillon, kushëriri i ministrit të Brendshëm, që ishin kryetrafikantët e drogës, vëllai i ministrit të Brendshëm, trafikant droge, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë i cili i dhuronte toka kryetrafikatit dhe vazhdonte, zëvendës kryeministri i qeverisë Rama dhe vazhdonte me radhë”.

Po ashtu histori tjetër skandali shton Topalli është edhe ajo me bashkëshortin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e për të vazhduar më pas te  drejtorët e TIMS, duke e bërë vendin tonë  sipas saj të parin në Rajon për intensitet skandalesh të tilla.

Sipas Topallit, ‘kurrë nuk ka ndodhur që të ketë një regjim që funksionon me skemën 5D, këta çojnë taksën në maksimum për qytetarët, i fusin në buxhetin e vetë, për ti futur te kompania e vetë, për të ndëtuar hotelin e vetë restorantin e vetë kompaninë e vetë për të rritur mirëqënien e vetë’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit