Partia Demokratike nesër mbledh Kuvendin Kombëtar ku kryetari i sapo zgjedhur në një tjetër mandat, Sali Berisha pritet që të shpallë platformën për 4 vitet që vijnë në betejën me qeverinë Rama, që ndodhet në mandatin e katërt.
Slogani i Kuvendit është “Ripërtëritje” dhe Berisha ka premtuar hapjen e modernizimin e partisë si dhe përfshirjen e figurave të reja në të gjitha strukturat drejtuese. Pas fjalës së kryetarit të PD, delegatët do të votojnë ndryshimet në statut; ku më kryesoret janë përfshirja e diasporës me kuota të caktuara në çdo strukturë të PD dhe rritja e përfaqësimit të grave në forumet drejtuese.
Kuvendi i së shtunës është Kuvend Zgjedhor dhe delegatët do të zgjedhin 200 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ky këshill do të zgjedhë javën e ardhshme kryesinë e PD, sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe të gjithë funksionarët e tjerë.









