-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria la të lirë burrin e ministres, ekspertiza: Drejtori i ATK-së u godit me thikë

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, ky i fundit ka plagosur me thikë më 20 nëntor 2023 ish-drejtorin e ATL-së, Eri Koshajn.

Edhe pse ai ka bërë denoncim menjëherë pas ngjarjes, prokuroria ka vendosur ta hetojë burrin e ministres në gjendje të lirë.

Në dëshminë e tij Koshaj ka deklaruar se burri i ministres ka nxjerrë nga brezi një mjet në dukje të mprehtë dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fund shpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mprehës.

Burime nga policia bëjnë me dije se blutë e kryeqytetit kanë referuar materialet në prokurori në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet procedurale të referuara nga policia, por ka vendosur më pas që ta pushojë çështjen.

Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i konfliktit, ndërsa burime nga Prokuroria thonë se i dëmtuari pretendon se ka ndodhur për shkak të detyrës që ai mbante dhe se burri i ministres Ibrahimaj i kërkonte të jepte dorëheqjen.

Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete. Ndërsa Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit