Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po shfaqet si supermafioz në mediat e gjithë botës.
Berisha ka publikuar një artikull të ri kushtuar Edi Ramës, kësaj radhe nga televizioni kombëtar i Belgjikës, një lajm i cili bëri bujë mbrëmjen e djeshme.
“Pas RAI 3 dhe RTL, televizioni kombëtar i Mbretërisë së Belgjikës nxjerr emrin e Ramës të lidhur me trafikantë droge në të famshmen dosje “Shqiponja e Zezë”! Shqiptarë në këmbë! O sot o kurrë! Këtu më poshë keni artikullin e RTL” – shkruan lideri i opozitës në Fb.