-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Meta: Rama, Tsipras, deti dhe pasaporta për Janullatosin

Kryesoret

Ilir Meta: Këta edhe kësaj dite vjedhin pronat e besimeve fetare. Ata për korrupsion, ndërtime, resorte janë…cdo vite del një raport i DASH për besimet dhe fetë dhe nuk ka asnjë ndryshim. Të njëjtat probleme, mos kthimi i pronave. e vetmja gjë që është hequr nga raporti është që Janullatos e mori shtetësinë. Thonë këta pse ia dha Ilir Meta?

Ai ka ardhur që në kohën e Ramiz Alisë, duhet falënderoj për rimëkëmbjen e kishave. E treta, unë pyeta dikur, kur duhet të merrja një vendim për katedralen në Tiranë, pyeta At Artur Gjolinin, “si tja bëj me këtë punën e Fortlumturisë, shumë fjalë dhe akuza. Më thotë ai mua.

Është një personalitet që i bën nder Shqipërisë. Kjo varet si do ta gjykoni, nëse do ta paragjykoni si grek do të merrni një vendim të gabuar”. Pasi pashë letrat, thash, si shpjegohet që vjen një i quaj, hap një qofteri dhe merr pasaportën shqiptare, zotëria ka 30 e ca vite ne krye të komunitetit dhe nuk merr shtetësinë.

Kur më erdhi ambasadorja greke, më tha, ishte koha që në vend që ky (Rama) të zgjidhte problemet me Tsipras, ky i acaronte për llogari të të tjerëve. Dhe më thotë ambasadorja, Eleni, “si do të iki nga Shqipëria, detin jo, shtetësinë e Fortlutumurisë jo. Tek e detit i thash, detin nuk është i imi dhe nuk ma ka lënë gjyshi. Po të doni shtëpinë time ua dal.

Aty është Kushtetuta dhe unë dua ta zgjidh në interes të dy vendeve. Por ti i thash, nuk do të ikësh pa një sukses, sepse Fortlumturia do të marrë shtetësinë shqiptare. Cdo gjë është përdorur për qëllime politike.

I thoshin këta, shko ti në polici, lideri shpirtëror, 90 vjec dhe apliko në polici.  Edhe sot në atë vend që është katedrale madhështore që u shërben të gjithëve, sot do të ishte një kullë nja 200 kate po të mos ishte vendimi i Ilir Metës për të njohur atë pronë se për ndryshe duhet të jepte Hotel Tiranën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit