-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largohet nga politika? Kryemadhi: Jam gladiatore me taka! Tre prioritetet e mia

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë ka shprehur keqardhjen për largimin e saj nga strukturat drejtuese, ka bërë dy propozimet dhe ka treguar prioritetet e reja tani, duke paralajmëruar largimin nga politika.

Propozimet, dy janë, e para për buxhetimin e grave kandidate që është në kuadër të një bashkëpunimi që PL dhe LSI më parë, ka qenë në një bashkëpunim për buxhetimin e grave kandidate. Mendoj që ka ardhur koha që të legjitimohet, cdo gjë të jetë e qartë që minimumi i buxhetit të kandidateve gra që do të jenë në zgjedhje, ky buxhetim që është proces, të jetë në funksion të grave.

Nëse PL do të ketë 40 apo 70%, ta vendosin buxhetimin në funksion të grave. Propozimi i dytë është për konfliktin e interesit, që është shkaku i rrënimit të një partie, kam propozuar që anëtari i partisë nuk mund të propozojë anëtarë që kanë punuar apo punojnë për atë. Në momentin që PL do të vijë në qeverisje, emërimet të kalojë në meritokraci. Nuk kam ndonjë të dhënë se kush preket, por nëse investigoj sikur bëra me inceneratorët mund ta gjej” tha ajo.

Fraksion brenda PL? “Unë nuk besoj tek fraksionet. Unë besoj tek vërtetësia e secilit tek ne. Fraksionin Monika nuk e bën për shoë. Monika është gladiatore me taka, por beteja e Kryemadhit ka të bëjë me rritjen e përgatitjen e shumë figurave të reja.

Ashtu sikur Xhixhon e kemi kandidate për zv/ presidente, kjo do të thotë se vërtetë PL ka elementin civilizues, mendoj që të mos kthehet më në fasadë por të kthehet në vlerë të vërtetë që prodhon vlera dhe parime. Dua të them që aktrimi në politikë nuk u shërben të rinjve dhe të rejave por njerëzve momentalë”.

Ndjej keqardhje që nuk do të jem pjesë e strukturave drejtuese, të të fshijnë me një vendim dhe të të largojnë. Për mua përsëri familja është më e rëndësishme sesa familje. Jam investuar të rinj dhe të reja që nga FREESH.

Jam një nga akademitë më të vjetra politike. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Monika nuk do të luftojë më dhe nuk do të bëjë më shfaqje. Kam mbushur 50 vjec, një gjysmë shekulli i ri do të vijë” përfundoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit