Gjykata e Posaçme ka përcaktuar datën 18 qershor, në orën 10:00, për vijimin e procesit gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Vendimi u mor pas seancës së sotme, ku u rrëzuan kërkesat e Metës për transmetim live të gjykimit dhe për t’u larguar nga ambienti i sigurisë në sallë. Ndërkohë, gjykata pranoi vetëm kërkesën për akses në provat digjitale.
Gjatë seancës, Meta ngriti pretendime për fshehje provash dhe mungesë transparence në hetime, ndërsa procesi do të vijojë në datën e caktuar me shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes.









