-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pahor draft të ri për dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili mund ta pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, po përgatit një draft për vazhdimin e bisedimeve midis dy palëve.

Në profilin e tij në “X”, Pahor ka shkruar të shtunën se draftin fillimisht do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca).

Për këtë arsye, siç shkruan Pahor, nuk do t’u përgjigjet kërkesave të gazetarëve për intervista teksa po pret të marrë rolin drejtues për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut, por dëshiron që fillimisht ta harmonizojë atë me përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht me vendet e QUINT-it”, shkruan Pahor.

Lajçak do ta përfundojë mandatin 4-vjeçar në gusht të këtij viti dhe si zëvendësues është përmendur Pahor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit