Pak ditë pasi një 51-vjeçar, baba i gjashtë fëmijëve humbi jetën në Maltë, dy punëtorë të tjerë shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një çati mbi të cilën po punonin u shemb.
Sipas “Times of Malta” mësohet se dy burrat, të dy shqiptarë, po punonin në një pronë në ndërtim e sipër, kur në një moment u hodhën në çatinë e pronës ngjitur.
Në atë moment çatia u rrëzua dhe gjithashtu u rrëzuan tavanet e dy kateve poshtë tyre, kështu punëtorët që përfunduan në katin e parë mbi rrënoja.
Dy të rinjve, të moshës 26 dhe 32 vjeç iu dha ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile.