-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kroacia kundër hapjes së negociatave të Serbisë me BE-në

Kryesoret

Kroacia ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj vazhdimit të negociatave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe pse Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociatash që nga dhjetori 2021, është diskutuar në takimet e fundit të Këshillit të BE-së për mundësinë e hapjes së grupit të tretë të kapitujve për Serbinë në të njëjtën kohë me Shqipërinë.

Disa vende si Italia, Franca dhe Spanja janë përkrahëse të kësaj ideje, ndërsa Kroacia dhe Gjermania janë shprehur skeptike, duke kërkuar kujdes në këtë çështje. Në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, përfaqësuesit kroatë theksuan shqetësimet për gjendjen e shtetit ligjor në Serbi.

Shqipëria pritet të hapë grupin e saj të parë të kapitujve më 15 tetor, ndërsa Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me pengesa nga Bullgaria. Kroacia, përveç shqetësimeve për Serbinë, ka kërkuar që çdo përparim në negociatat e vendeve të tjera të Ballkanit të jetë i lidhur me përmbushjen e kushteve të caktuara, si pagesa e reparacioneve për luftën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit