Një sherr fizik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku tre të rinj kanë rrahur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Policia njofton se tashmë ata janë vënë nën hetim ndërsa janë identifikuar si K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, janë konfliktuar me të miturin në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta.
“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar” thuhet në njoftimin e policisë.