-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsenali triumfon në derbin ndaj Tottenhamit, ‘Topçinjtë’ mesazh Manchester Cityt

Kryesoret

Kur vetëm 3 javë na ndajnë nga përfundimi i sezonit në Premier League, lufta për titull vazhdon të jetë ende e nxehtë.

Arsenali çoi në 3 serinë e fitoreve radhazi duke triumfuar 2-3 në një fushë të vështirë si ajo e Tottenhamit.

‘Topçinjtë’ treguan se nuk ka më vend për gabime, dhe arritën të mbyllnin pjesën e parë duke dominuar në shifrat 0-3. I pari që shënoi ishte Hojbjerg me një autogol në minutën e 15′, duke i dhënë epërsinë Arsenal.

Më pas ishte Saka në minutën e 27-të dhe Havertz në të 38-tën për të plotësuar shifrat 0-3 në pjesën e parë.

Gjatë intervalit të dytë kohor, Tottenham shtrëngoi dhëmbët dhe filloi të vendoste Arsenalin në vështirësi.

Romero shënoi golin e parë për Tottenham në minutën e 64-tët, ndërsa Son shënoi golin e rezultatit 2-3 në minutën e 87-të, por vetëm kaq kishin mundësi Spurs, duke mos arritur dot të dilnin me një pikë nga stadiumi i tyre.

Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e parë me 80 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë me 60 pikë.

Shikoni golat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit