-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta bën me ‘krahë’ Erisa Xhixhon: Zv/ komandante e partisë, do na çojë përpara

Kryesoret

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar zëvendëspresidenten, Erisa Xhixho për zgjedhjen e saj sipas tij të merituar në këtë post.

Meta e ka cilësuar tashmë Xhixhon si një prej njerëzve me të afërt dhe për këtë arsye e propozoi edhe për postin e zv.presidentes.

Në një urim të gjatë në Facebook, Meta shkruan se Xhixho do ketë një rol të madh në organizmin e partisë, deri në zbatimin e vendimeve.

“Shumë urime të përzemërta për Erisa Xhixhon për zgjedhjen e saj shumë të merituar, të testuar dje përmes një gare të vërtetë me dy zonja të tjera të nderuara si Miranda Rira dhe Myrvete Asqeri.

Me statutin e ri ajo si ZëvendësPresidente do të ketë kompetenca shumë të rëndësishme në drejtimin e Partisë të Lirisë.

Kemi vendosur të jemi Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje.

Por jemi të vendosur të jemi Partia më e organizuar dhe më ekzekutive në zbatimin e vendimeve që marrim.

Prandaj Erisa do të jetë jo vetëm ZëvendësPresidente por edhe ZëvendësKomandante në zbatimin e vendimeve të Partisë të Lirisë.

Ajo ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës të saj në Partinë e Lirisë dhe është themeluese e LSI, si unë dhe shumë të tjerë, por vetëm 17 vjeç si “petroninse”.

Duhet të ishte zgjedhur deputete për kontributet e saj të jashtëzakonshme, sidomos me LRI, shumë kohë më parë por kurrë nuk u ankua dhe as u demotivua” thuhet në postimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit