Sigfrido Ranucci, prezantuesi dhe autori i emisionit “Report” në televizionin italian RAI3, ka reaguar në lidhje me deklatarat e presidentes italiane, Giorgia Meloni. Kjo e fundit i doli në ‘krah’ Ramës duke thënë se se homologu i saj, u sulmua për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Italinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Ranucci shkruan se ‘“Meloni bëri thirrje për solidaritet me Ramën, por ka sondazhe të pavarura shqiptare që tregojnë se populli shqiptar, në përqindje nga 64% në 80%, beson më shumë në atë që raporton Report sesa në versionin e Ramës”.
Meloni për emisionin në RAI 3: U linçua Rama sepse ndihmoi Italinë
“Ne do t’i rikthehemi temës këtë mbrëmje me një raport që do të hetojë rezultatet e dobëta të dekretit Cutro deri më tani.
Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa eksponentë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar në favor të tyre keqdrejtimet ndaj OJQ-ve në bazë të disa hetimeve gjyqësore’ shkruhet në postim.