-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vapa i bie ‘në kokë’ shoferëve! ‘Fast and Furious’ në autostradë dhe një mal me gjoba

Kryesoret

Pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 18 automjete  që kryejnë parakalime të gabuara, policia e Elbasanit ka kryer verifikimet dhe ka vendosur masë administrative prej 3 mije lekësh  të rinj për secilin automjet.

Mjetet të cilat u futën në parakalim në dalje të autostradës Tiranë – Elbasan, u futën në parakalim në krahë në kundërt, për shkak të trafikut të rënduar që ishte krijuar në atë aks.

Njoftimi i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:

Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit