Kryeministri, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të cilit te ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës ne Këshill të Evropës, me përputhje me rekomandime e Asamblesë Parlamentare.
Po ashtu Kurti ia ka rikonfirmuar kancelarit gjerman angazhimin e Kosovës për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë.
“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti, në X.
In a call w/ @Bundeskanzler Scholz I expressed gratitude for 🇩🇪’s steadfast support for 🇽🇰 and underscored the hope that 🇩🇪 will support our @coe bid in alignment with PACE recommendations. I also reaffirmed our commitment for full implementation of the Basic Agreement.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2024