-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stano: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka dështuar për fajin e Lajçakut

Kryesoret

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano deklaroi se përparimi i vogël në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është dështim i përfaqësuesit special për dialogun Miroslav Lajçak, por është dështim i palëve.

“Ka një mësim shumë të qartë, përderisa palët nuk janë të gatshme të lëvizin sigurisht askush nuk do të jetë në gjendje t’i detyrojë ato. Roli ynë si lehtësues në dialogun Prishtina – Beograd, është të lehtësojmë, të ndihmojmë të bëhen evropianë.

Të ndihmojmë palët të sillen në mënyrë evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi në çështje të rëndësishme për qytetarët e tyre. Fakti se nuk ishin në gjendje të bëjnë këtë deri tash dhe të lëvizin në procesin e normalizimit nuk është për shkak të dështimit të pretenduar të BE-së si lehtësuese, por për shkak të dështimit të palëve”, ka thënë Stano në konferencë për media.

Stano tha se vetë fakti se BE-ja ka emëruar një përfaqësues special për dialogun, dëshmon vëmendjen që ia kushton kësaj çështje.

“Nuk është e vërtetë të paraqiten rezultat e pakta deri tash si dështim i përfaqësuesit special Lajçak. Ai bëri më të mirën, në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së me përkrahjen e plotë të 27 shteteve anëtare. Nuk është faktualisht korrekte të thuhet se ishte dështim, pasi dy palët nuk nënshkruan marrëveshjen e Ohrit.

Shumë herë e shpjeguam nuk ishte çështje nënshkrimi për ne. Kjo marrëveshje është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka shprehje më të mirë sesa përfshirja e saj në rrugën evropiane për të dyja, që do të thotë se nëse nuk ecin para në zbatim e dëmtojnë veten, të ardhmen e tyre evropiane dhe përfitimet që qytetarët e tyre do të mund të marrin duke ecur para”, ka thënë Stano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit