Ditën e sotme po zhvillohet protesta e pestë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës, e mbështetur nga “Rithemelimi” dhe PL.
Gjatë fjalës së tyre, eksponentët e rithemelimit hodhën akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Demonstruesit u përplasën me forcat e Policisë dhe hodhën molotov drejt godinës së Bashkisë.
E pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita. Avokati Genci Gjokutaj, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë tha se “Të mbrojmë Tiranën, se me marrjen e Tiranës marrim të gjithë Shqipërinë”.
Veliaj del nga SPAK-u, molotov dhe tymuese para Bashkisë Tiranë