Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas propozimeve për qeverinë e re në Serbi. Berisha shkruan se kjo qeveri shënon triumfin e plotë të ultranacionalizmit serb.
“Qeveri ultranacionalistësh të Putinit të vogël! Të dashur miq, Qeveria e re serbe shënon triumfin e plotë të ultranacionalizmit të verbër serb.
Ajo trashëgon me anëtarë të kabinetit të saj filorusizmin dhe nacionalizmin kishtar, etnik, miloshevician sa asnjë kabinet tjetër që nga rrënja e Millosheviçit me në krye gangsterin ndërkombëtar Vulin.
Ky kabinet dëshmon dhe një herë së Putini i vogël, serbomadhi Vuçiç mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan” shkruan ai.