-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dogana e Përgjithshme kalon pesë shërbime të rëndësishme online

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka njoftuar ditën e sotme kalimin online të pesë shërbimeve të rëndësishme.

“Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, një pjesë e aplikimeve për vendime të favorshme (autorizime, leje dhe licensa) realizohen vetëm online përmes portalit e-Albania”- thuhet në njoftim.

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online. Pas këtij vendimi, kalojnë online konkretisht shërbimet e mëposhtme:

Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm
Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar
Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm
Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër
Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit