-sidi education-spot_img
27.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët u ndaluan për të hyrë në Shqipëri/ Alizoti: Regjimi frikësohet nga zëri i lirë!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar pas ndalimit në pikën kufitare të Qafë Thanës të deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, Adnan Azizi dhe zv.sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Hasim Murtezani, këtë të mërkurë.

U ndaluan për të hyrë në Shqipëri/ Deputeti i VLEN: Kërkojmë transparencë e sqarim nga institucionet!

Postimi i Alizotit

Solidaritet i plotë me kolegët tanë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, Adnan Azizi, të cilët sot u ndaluan në Qafë Thanë.
Arsyeja zyrtare? “Kinse” për mbështetje të protestës “Revolucioni Flamingo”. Pra, një deputet shqiptar ndalohet të hyjë në Shqipëri vetëm sepse guxon të mbështesë një lëvizje qytetare kundër qeverisë! Kjo të kujton kohën e Millosheviçit, kur shqiptarëve u mohohej e drejta e lëvizjes për shkak të bindjeve të tyre.
Nëse mbështetja e protestës bëhet shkak për ndalim, atëherë kjo nuk është Shqipëri demokratike, por regjim që frikësohet nga zëri i lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit