Gazetari Bledi Mane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur se banesa në të cilën jeton blogeri Olti Curri ka qenë në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, por ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Currit.
Gazetari shton se agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale.
“Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit në lagjen Kodra e Diellit në kryeqytet. Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit. Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme. Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit të cilët prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”,-thuhet në postimin e Manes.