Nëntë deputetë të Rithemelimit, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kanë kërkuar një dëgjesë me kreun e SPAK Altin Dumanin.
Pjesë e kësaj liste, pavarësisht se është marrë në pyetje nga SPAK si subjekt nën hetim, është edhe deputetja e PL, Monika Kryemadhi.
Kjo kërkesë ka ardhur pas deklaratës së bërë nga Dumani gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, se “për disa çështje nuk mund t’i hetojnë me Policinë e Shtetit, për shkak se funksionarë të lartë të saj kanë bashkëpunim me krimin”.
Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme.