-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Berisha e Meta të zbresin nga ballkoni dhe paralelja dhe të shkojnë në SPAK

Kryesoret

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka folur për Metën dhe Berishën.

Veliaj i bëri thirrjes Berishës të zbresë nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK dhe Metës i bëri thirrje të zbresë nga paralelja dhe të dëshmojë në SPAK.

Duke iu referuar protestuesve para bashkisë, Veliaj tha se “secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes”.

“Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin. Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes, kanë vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët. Shumica e analistëve, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri, burra nga 55 vjeç rrinë si të eksituar dhe shqyejnë çdo gjë që u del para”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit