-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Inceneratori i Tiranës, Veliaj 7 orë shpjegime në Prokurorinë e Posaçme

Kryesoret

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Kjo është hera e parë që ai paraqitet për këtë çështje, duke dhënë shpjegime për afro 7 orë para hetuesve dhe prokurorëve. Ai ka mohuar të jetë përfshirë në shkeljet e zbuluara. Deri më tani për rastin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në kryeqytet janë kryer 15 arrestime.

Ndonëse njoftimi zyrtar kërkonte praninë e tij në Prokurorinë e Posaçme në orën 10.00 kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit aty gati 60 minuta më herët. Ai u detyrua të presë orarin e paracaktuar në mjediset e hyrjes së godinës, përpara se të ngjitej në zyrat e hetuesve të çështjes së inceneratorëve.

Zoti Veliaj doli i qeshur nga Prokuroria e Posaçme pak para orës 17.00. Si për të relativizuar arsyet për kohën tejet të gjatë të qëndrimit para hetuesve, ai tha se kishte qenë aty si bashkëpunëtor me prokurorët e hetuesit, të cilët çuditërisht i quajti kolegë. Zoti Veliaj u përpoq gjithashtu që të linte të kuptohej se ai kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme pas kërkesave të tij të vazhdueshme, ndonëse në të vërtetë, ndaj tij ka patur një fletë-thirrje për t’u paraqitur për të dhënë shpjegime rreth çështjes së inceneratorit të Tiranës.Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit