-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë! Konflikt mes shoferëve në Kapshticë, plagoset njëri

Kryesoret

Raportohet se është plagosur me thikë një shofer kamioni në Kapshticë.

Sipas informacioneve ai është plagosur nga një shofer tjetër. Raportohet se dy drejtues kampionësh u konfliktuan për radhën në skaner dhe njëri prej tyre, Artur Arapaj qëlloi me thikë në bark drejtuesin tjetër, Julian Todhe.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit