Gjiganti i La Ligës Real Madrid, këtë javë mund të bëhëj një nga shkëmbimet më të bujshme të lojtarëve në historinë e futbollit.
Sipas raportimeve, Rodrygo mund të transferohet në Premierligë te Liverpool, në këmbim të Florian Wirtz.
Si Rodrygo, ashtu edhe Wirtz, po kalojnë fillime të vështira në këtë sezon të ri.
Këto vështirësi kanë bërë që këtë javë të qarkullojnë lajme për një shkëmbim të mundshëm mes dy lojtarëve.
Vlen të theksohet gjithashtu se, përveç Rodrygos, Real Madrid do të duhej me shumë gjasë të paguante edhe një shumë të konsiderueshme parash për të siguruar Florian Wirtz nga Liverpooli.









