Në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, një ditë më parë ku u kërkua dorëheqja e Erion Veliajt, pati dhe skena dhune.
Fjalimet e anëtarëve të opozitës hapën protestën në 16:30, e më pas protestuesit lëshuan fruta e perime, vezë e bomba molotov drejt bashkisë, me thirrjet për largimin e Erion Veliajt.
Në tentativë për tu futur brenda në bashki protestuesit janë përleshur me policinë, me këta të fundit që përdorën gaz lotsjellës.
Një ndër personat që u përfshi në përleshje është dhe deputetja Albana Vokshi, e cila u përlesh me një efektive.