-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau një shqiptar në Gjermani, Interpoli në kërkim të turkut me pistoletë ari

Kryesoret

Autoritetet gjermane në bashkëpunim me Interpolin janë në kërkim të vrasësit 30-vjeçar i quajtur Ferhat K.

Ai quhet kështu pasi përdor një pistoletë ari.
Ferhat K dyshohet se ishte vrasësi i bandave të dregës dhe qëlloi viktimat në kokë.
Policia, duke hetuar vrasjen e të riut shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli 27 vjeç, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë, është vënë në ndjekje të Ferhat K. si i dyshuari kryesor.

27-vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar pranë qytetit Uetersen.
Mësohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit