Përfaqësuesi i Qeverisë së ardhshme të Serbisë, Millosh Vuçeviç është shprehur sot në Kuvend se se sfida më e madhe për kabinetin e tij do të jetë “mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Gjithashtu zyrtari serb u shpreh se “do të bëjë gjithçka për të parandaluar pranimin e shtetit të rremë të Kosovës” në anëtarësim në Këshillin e Evropës, edhe pse pranoi se “shanset për një gjë të tillë nuk janë të mëdha”. Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.
Vuçeviç filloi me paraqitjen e një ekspozite për punën e qeverisë së ardhshme, e cila do të ketë gjithsej 31 anëtarë.