Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës ka miratuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ky titull iu akordua, Ali Ahmetit në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor. Mes duartrokitje, Ahmeti u shpreh se Tirana i ka mbajtur të gjithë në gjirin e saj.
“Kjo nonë, Tirana, ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë, heronj të kombit, që nona këtu, në prehrin e vet i ka mbajtur.
Një fjalë e një plaku të urtë na tha “mos e falënderoi njëri tjetrin, se të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm “punë e mbarë” të thuhet për punën e bërë”.
Shqipëria ka ndarë bukë e kripë e zemër me ne. Kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare. I dashur, Edi, edhe ju e keni Skënderbeun në qendër të Tiranës por edhe unë në Shkupin e vjetër” tha ai.