Një person ka humbur jetën në Tiranë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
“I. I., 57 vjeç, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën” thotë policia.
Ndërkohë që në një tjetër ngjarje, një grua tentoi që t’i japë fund jetës pas konfliktit që ka pasur me djalin e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.