Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar në Kuvend i veshur me një bluze ku është stampuar imazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Lironi Berishën”, shkruhet në bluzen që mban veshur deputeti demokrat, ku në imazhin e stampur është ish-kryeministri me simbolin e dy gishtave.
Gjithashtu shkruhet: “Lironi liderin e opozitës”. Kujtojmë që ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie” prej dhjetorit 2023 për dosjen e ish-kompleksit Partizani.