-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja ‘koka e krimit’ që u arrestua, për të cilin Balla u ‘krenua’ në Kuvend

Kryesoret

Ditën e sotme i thirrur në interpelancë në Kuvend, ku duhej të raportonte për ‘krimin’, ministri i Brendshëm Taulant Balla, përdori në favor të tij arrestimin e një shtetasi shqiptar në Itali.

Më saktësisht pas akuzave të deputetit Ervin Salianji, se policia e Shtetit, nuk arreston kokat e krimit, Balla u krenua duke thënë se një ‘kokë’ krimi është arrestuar në Itali.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Cakonin, 46-vjeç.

Cakoni akuzohet për vrasje në Shqipëri, gjithashtu rezulton i dënuar me 25 vjet burg në vitin 2015 në Itali, pasi në 17 shkurt 2011 në Itali ka vrarë me armë zjarri shtetasin italian Vincenzo Cardito, 42 vjeç.

Ai është arrestuar në vitin 22 shkurt 2011 në Portin e Ankonas në tentativë për t’u larguar me dokumente false. Prej asaj dite ndodhet në burg. Në Shqipëri kërkohet si i dënuar me 18 vite burg në vitin 2005 për një vrasje të kryer në vitin 2002.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit