-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Parlamenti/ Bardhi: Rama të vijë urgjentisht të japë llogari për ‘RA13’

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi në nisje të seancës së sotme plenare interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se kreu i qeverisë duhet të vijë të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri te RA13 për dokumentarin mbi Shqipërinë.

Ju po e bëni rrugë që kërkesat për interpelancë të grupit të PD-së, një pjesë i keni futur në sirtar dhe nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrin as nuk e njoftoni seancën. Grupi i PD-së ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin mbi ndërhyrjen skandaloze që ka bërë mbi lirinë e medias mbi një kanal shtetëror italian. Ju keni vendosur ta refuzoni.

Sa herë thirret Rama për interpelancë ju e refuzoni sepse ai u ka dhënë urdhër dhe ju keni frikë. Unë nuk bie dakord me këtë vendim tuajin. Do të duhet të jetë seanca që vendos me votë nëse do të asgjësojë me votë një mekanizëm kontrolli të opozitës ndaj ekzekutivit. Ju keni edhe frikë t’i përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk duhet të ketë frikë që ta thërrasë në seancë dhe as kryeministri nuk duhet të ketë frikë që të vijë.

Për të njëjtën cështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë dhe të japë llogari kryeministrja e Italisë për veprimtarinë e Edi Ramës dhe të mos japë Rama kjo është jashtë cdo logjike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit