Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sërish sot në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për aferën e kompleksit “Partizani”. Avokat i Berishës, Genci Gjokutaj tha se SPAK është bërë si parti politike duke burgosur liderin e opozitës.
“Janë humbur disa beteja por nuk është humbur lufta. Ne do ta fitojmë këtë luftë. SPAK po sillet si një parti politike, por ne do të ndjekim rrugën ligjore, që është i vetmi mjet i sigurt për të na çuar tek e vërteta. Në fund do ta marrin përgjigjen edhe pse bëjnë sikur nuk shikojnë dhe dëgjojnë” tha ai.