Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS-së. Në fokus të takimit ishte procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste, teksa jemi një vit përpara zgjedhjeve parlamentare.
Drejtuesit politikë të qarqeve bënë një analizë të punës në terren. Fokusi kryesor për momentin është 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.
PS po nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët. Në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.