Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur ish-kryetaren e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Konkretisht gjithçka nisi me një kallëzim të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt për zgjerim rruge.
Ai akuzoi se ndryshe nga sa i ishte premtuar nga ish-kryetarja socialiste me mbarimin e punimeve të zgjerimit të rrugës nuk i ishin riparuar dëmet në tokën e tij. Prokuroria nisi hetimet dhe konstatoi se ishte cënuar pronësia e familjes nga Libohova duke i sjellë dëm ekonomik 362,480 lekë.