Nuk ka asnjë tërheqje. Edi Rama është i vendosur që në 12 Maj të shkojë në Athinë. Pavarësisht se Athina në mirëkuptim kërkoi që të shtyhet pas zgjedhjeve për PE, kryeministri i Shqipërisë nuk bën hapa pas.
Në një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar takimin në vendin fqinj në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.
View this post on Instagram
‘Mirëmëngjes dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë’ njofton Rama.
Mitsotakis është i shqetësuar pasi vizita e Ramës mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë. Pas Greqisë në 26 maj Rama të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe në fund në Dyseldorf.