Një grua vdiq në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Prizrenit. Sipas mjekëve, gruaja ishte në gjendje të rëndë kur erdhi në spital. Hetimet kanë nisur për rrethanat.
“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi PK në raportin 24-orë.