-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani, po përsëritet historia?

Kryesoret

Mund që të rindizen vatrat e konflikteve në Ballkan. Tani shkas po bëhet një rezolutë e hapur në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. Politikanët serbë shohin aty një damkoje kolektive të popullit serb.

Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe presidentë nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai “nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje” . Dodik më tepër: “Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur”. E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.

Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuar një rezolutë, mbi bazën e të cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do të deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqësimet nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur kundër rezolutës, që ata e shohin si kolektive të popullit serb.

Irrituese janë po ashtu spekulimet verbale të Milorad Dodik, se si duhet të veprojë me 150.000 të kthyerit boshnjakë, pra ata myslimanë boshnjakë që u dëbuan gjatë luftës në vitet 1992-1995 dhe pas luftës në rikthyen.

Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opcioni i vetëm është ndarja e paqësore nga Bosnje-Hercegovina. “Njerëzit në Republikën Srpska janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të ndjejnë myslimanët boshnjakë.”

Kliko KËTU për të ndjekur shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit