-sidi education-spot_img
24.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muzika e lokaleve pengon meshën e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

Kryesoret

Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e së martës në Kishën Ortodokse.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarin At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.

Në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.

“Festën e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht me një zhurmë të tillë…ne do të vazhdojmë të lutemi dhe Zoti ju gëzoftë, më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht dhe jemi të gjithë së bashku po ne do të vazhdojmë të lutemi në qoftë se këmbanat tona nuk do të dëgjohen si është e drejta të dëgjohen unë besoj se nuk ka vlerë të vazhdojmë që më tepër për ngjalljen e Zotit me muzikë dhe pa muzikë ne do ta bëjmë të gjithë së bashku, bekimin e Zotit”, tha At Nikolla Petani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit